INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish largim nga kombëtarja shqiptare, sulmuesi kuqezi i bashkohet Kosovës [FOTO]

Sërish largim nga kombëtarja shqiptare, sulmuesi kuqezi i bashkohet Kosovës [FOTO]

Publikuar më: 09:13 29-08-2016

Një tjetër futbollist ka Zgjedhur të largohet nga radhët e kombëtares shqiptare për t’iu bashkuar asaj të Kosovës. Besart Berisha, ka pranuar të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi që luan në Australi ka vendosur të bëhet pjesë e ekipit të Kosovës në eliminatorët e ardhshme të kampionatit Botëror.

Lajmi është konfirmuar nga Enis Fetahu, i cili ka thënë se Berisha është duke u nisur për Kosovë.

“Ky është kosovar, shqiptar dhe është hero. Besart Berisha u nisëm… Rusia 2018”, ka shkruar Fetahu në Facebook.

Me ekipin e Shqipërisë, Berisha ka luajtur 14 ndeshje, ndërkohë që vitet e fundit nuk ka pranuar të grumbullohet me kombëtaren për shkak të largësisë së madhe me Australinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003699779510498