INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, shpërthim eksplozivi në katin e parë të një pallati

Tiranë, shpërthim eksplozivi në katin e parë të një pallati

Publikuar më: 09:11 20-07-2018

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ymer Kurti” në orën 02.00 të natës dhe mësohet se lënda plasëse i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan.

Ky i fundit është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën "Ymer Kurti ", në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe saqrimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213