INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana Photo Festival, promovimi i Tiranës përmes fotografisë

Tirana Photo Festival, promovimi i Tiranës përmes fotografisë

Publikuar më: 14:17 26-10-2018

Tirana Photo Festival organizohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, një event që synon të promovojë qytetin përmes artit të fotografisë dhe të edukojë të rinjtë me pasionin për fotografinë. Ky projekt i mbështetur nga Bashkia Tiranë, do të zhvillohet në Muzeun Kombëtar për 1 javë rresht nga 1 nëntor deri 7 nëntor.

Festivali përfshin një ekspozitë fotografike me 100 fotot më të bukura të Tiranës, të zgjedhur përmes një konkursi fotografik në mediat sociale, ku ka patur gjithsej rreth 7000 foto të postuara. Një juri profesioniste me fotografë të njohur, ka arritur të zgjedhë 100 foto që do ekspozohen të ndarë në tre kategori: qyteti, njerëzit dhe natyra. Në ditën e hapjes së ekspozitës, do të jepen dhe 3 çmime monetare për fituesit e secilës kategori. Fotografët janë profesionistë dhe amatorë, ndërsa fotot janë shprehur si me aparate celulare, me kamera apo me dron.

Kjo për t’u dhënë mundësi të gjithëve të bëhen pjesë e këtij festivali me qëllim, promovimin e Tiranës. Por nuk do kemi thjesht 3 fitues dhe një ekspozitë që do qëndrojë një jave e hapur. Një workshop 3 ditor, do të zhvillohet gjatë ditëve të festivalit me një fotografe të njohur ruse. Të rinjtë tashmë janë regjistruar dhe do të mësojnë bazat e fotografisë si dhe do të dalin në terren, foto tour, për të mësuar se si të fotografojnë në momente të ndryshme të ditës, në varësi të diellit.

Është programuar një forum me fotografët profesionistë. Një album do të prodhohet me 100 fotot e festivalit dhe do të promovohet ditën e hapjes së ekspozitës. Albumi titullohet Tirana 2018. Ndërkohë ekspozita pritet të vizitohet dhe nga shkollat tetëvjeçare, për t’u dhënë një edukim të rinjve që celularët t’i përdorin për të bërë foto dhe për t’u bërë pjesë e promovimit të qytetit. Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj do të përshëndesë eventin në ditën e hapjes.

http://tiranaphotofestival.com/?fbclid=IwAR2f2f6jeu_BZzNOh9PgJX8p6ofpAbS2JsuiGi04_7YQUENoTneeAW3lwKk

3.jpg

1.jpg

 

4.jpg

 

2.jpg

5.jpg

6.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812