INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana ndahet në “paqe” me Teutën, Kukësi ia del në transfertë

Tirana ndahet në “paqe” me Teutën, Kukësi ia del në transfertë

Publikuar më: 10:44 30-04-2016

Teuta dhe Tirana u ndanë në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Bardhekaltrit humbasin kështu terren ndaj Kukësit në betejën për një vend në Evropë. Kryeqytetasit dhe durrsakët krijuan shanse të mira për shënim, por në fund dolën nga fusha me rrjeta të paprekura.

Me këtë rezultat Teuta mban vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 53 pikë, e ndjekur nga Tirana me 49 pikë. Ndërkohë Kukësi mori një fitore me peshë në Vlorë duke triumfuar me shifrat 0-1.

Goli i vetëm i sfidës për verilindorët u shënua nga Dvornekoviç. Pas kësaj fitoreje të besuarit e Duros konsolidojnë vendin e tretë në klasifikim me 55 pikë, dy me shume se Teuta e vendit të katërt.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889