INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana “assist” Skënderbeut, derbi i kryeqytetit mbyllet barazim

Tirana “assist” Skënderbeut, derbi i kryeqytetit mbyllet barazim

Publikuar më: 20:53 04-05-2016

Derbi i kryeqytetit nuk ka fitues. Partizani sot barazoi 2-2 në minutat e fundit ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”. Pas sfidës emocionuese dhe të luftuar gjer në fund ndërmjet dy skuadrave, rezulton se fitues mund të quhet Skënderbeu. Skuadra kampione e Shqipërisë është shkëputur me 4 pikë, pas fitores 6-1 me Laçin.

Fillimisht golin e parë e shënoi Sukaj, për t’u barazuar gjithçka brenda pjesës së parë me Muçën. Po kaq gola u shënuan edhe në pjesën e dytë. Bakaj i dha avantazhin Tiranës me një gol fantastik, por kur u duk se gjithçka do të mbyllej me suksesin e bardhebluve pas shumë ndeshjesh, i riu Fili barazoi gjithçka në sekondat e fundit në 2-2.

Në fund të sfidës pati një konflikt në fushë me protagonist portierin e bardhebluve, Edvan Bakaj, por gjithçka u zgjidh brenda pak minutash. Gjatë pjesës së parë gjithashtu pati një moment kur ndeshja u ndërpre, për shkak se tifozët e Partizanit hodhën copa stolash drejt fushës.

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445