INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tinka Kurti dhe  Margarita Xhepa në një film horror për Shqipërinë e  vitit 1997, detajet...  [FOTO]

Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa në një film horror për Shqipërinë e vitit 1997, detajet... [FOTO]

Publikuar më: 14:25 04-07-2017

Një film i frymëzuar nga ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri do të sjellë para publikun një kast të zgjedhur aktorësh, të huaj e shqiptarë. Regjisori spanjoll , Marco Lledo Escartindo ka sjellë skenarin horror të këtij filmi premiera e të cilit do të shfaqet në Pogradec, me 8 korrik në natën përmbyllëse të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Escartindo do të sjellë para publikut aktorët: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili, Lulzim Guhelli etj. Pas premierës në Pogradec, filmi do të shfaqet në “Cineplexx” në Tiranë, prej datës 13 korrik.

filmi1.gif

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277