INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozët e Lacios marrin vendimin e çuditshëm: Ne nuk do lejojmë gra dhe të dashura të…

Tifozët e Lacios marrin vendimin e çuditshëm: Ne nuk do lejojmë gra dhe të dashura të…

Publikuar më: 11:24 20-08-2018

Tifozët ultras të Lazios kanë shkaktuar një polemikë pas urdhrit të tyre që gratë dhe fëmijët të mos ulen në “vendet e shenjta” të stadiumit, edhe pse ata kanë paguar për ato ulëse.

Tifozët e Lazios, para ndeshjes hapëse të Serie A-së kundër, jashtë stadiumit shpërndanë fletushka ku gratë dhe fëmijët udhëzoheshin të mos ulen në rreshtat e parë në stadium.

“Curva Nord përfaqëson për ne një vend të shenjtë, një ambient me një ligj të pashkruar, i cili duhet të respektohet. Rreshtat e parë, si gjithmonë, kanë qenë tonat”, thuhej në fletushkë.

“Në këtë vend, ne nuk lejojnë gra dhe të dashura, kështu i ftojmë ato të ulen nga rreshti i 10-të e më lartë. Kushdo që e zgjedh stadiumin si alternative të ecjeve romantike nëpër kopshtet e Villa Borghese, duhet të ulet në vende të tjera të stadiumit”. Lazio pësuan disfatë me rezultat 2-1 në ndeshjen para së cilës ishte dhënë ky udhëzim. Lazio kishte shënuar golin e parë në minutën e 21-të, por me ndihmën e Arkadiusz Milikut dhe Lorenzo Insignes, Napoli arriti ta përmbysë rezultatin

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605