INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Thyhet” shtëpia e këngëtarit, autorët marrin 15 mln lekë dhe një makinë

“Thyhet” shtëpia e këngëtarit, autorët marrin 15 mln lekë dhe një makinë

Publikuar më: 18:37 09-08-2016

Një grabitje me armë ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës, ku dy persona të maskuar dhe armatosur, kanë “thyer” një ndërtesë dhe kanë marrë 15 milion lekë të vjetra dhe një automjet Golf 5.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në 01:20 të natës dhe pre e grabitjes ka rënë shtetasi me iniciale Z.B, i cili është biznesmen dhe njëkohësisht këngëtar. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur lezhjan të muzikës popullore Zef Beka.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:20 është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Z.B., banues në Ishull Shëngjin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës kanë vjedhur shumën monetare prej 1.500.000 lekë të reja si dhe një mjet “Golf 5” në pronësi të shtetasit Z.B.

Falë veprimeve të shpejta hetimore ky mjet është lokalizuar dhe po ndiqej nga policia, por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin, i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anës rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira.

Janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”

Article Logic
Execution time: 0.0021312236785889