INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Thuaja të gjithëve''/ Donaldi dhe Bora Zemani donin të na thonin që janë në një lidhje por hezituan? [FOTO]

''Thuaja të gjithëve''/ Donaldi dhe Bora Zemani donin të na thonin që janë në një lidhje por hezituan? [FOTO]

Publikuar më: 16:16 22-08-2019

Prej kohësh tashmë në media kanë qarkulluar fjalë se Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë në një lidhje. Dyshja janë parë shpesh herë bashkë dhe madje detaje të ndryshme në rrjetet sociale kanë treguar se ata po jetojnë një histori dashurie.

Si Bora ashtu dhe Donaldi, deri më sot kanë qëndruar të heshtur dhe nuk kanë dhënë asnjë reagim ndaj supozimeve për një lidhje të mundshme.

Ndërkohë që ditën e sotme një video e tyre e postuar në rrjetet sociale i ka bërë fansat lëmsh.

Donaldi ka postuar një video në Instastoryn e tij, në të cilën duket Bora Zemani e cila thotë "Ta them unë apo do e thuash ti?" . Vijues është zëri i artistit që i thotë "Thuaja të gjithëve, le të dali nga goja jote." Mirëpo Bora shfaqet e kapluar nga emocionet dhe si përfundim nuk mundet të thotë asgjë.

Të njëjtën video e ka ndarë dhe moderatorja në storyn e saj me mbishkrimin "Se them dot".

Ndonëse dyshja e la përgjysmë lajmin që kishin për të thënë, dyshimet janë të shumta.

borazem.png

borazemani.png

Article Logic
Execution time: 0.0018630027770996