INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrja e Ambasadorit të SHBA, Lu për myslimanët e vërtetë

Thirrja e Ambasadorit të SHBA, Lu për myslimanët e vërtetë

Publikuar më: 16:22 28-07-2016

Ambasadori i SHBA, Donald Lu në konferencën për  “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe  Radikalizimit” i bën thirrje komunitetin mysliman që të ndikojnë sa më shumë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Lu tha qartë se komuniteti mysliman mund të ndihmojë të rinjtë të shmangin dhunën dhe Ambasada Amerikane është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje.
“Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale. Tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore” tha Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0018870830535889