INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thiago Silva del në mbrojtje të Neymar: ''Të gjithë jemi fajtorë dhe...''

Thiago Silva del në mbrojtje të Neymar: ''Të gjithë jemi fajtorë dhe...''

Publikuar më: 16:17 19-09-2018

Thiago Silva i ka dalë në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, Neymar pas humbjes 3-2 që PSG pësoi në “Anfield” nga Liverpool mbrëmjen e djeshme. Kampionët francezë u mposhtën nga gjigantët e Premier League në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League.
Dy sulmuesit kyç të parisienëve nuk arritën të gjenin rrjetën, ndërsa Mbappe ia doli që të barazonte shifrat në 2-2. Fillimisht Thomas Meunier shënoi golin e parë për skuadrën. Më pas 19-vjeçari barazoi rezultatin, duke i dhënë shpresë ekipit, por gjithçka merr fund pasi Firmino i jep avantazhin vendasve në minutën e fundit të takimit.
Silva tha se patrioti i tij nuk mund të bëhet “kokë turku” për humbjen që ekipi pësoi, pasi për këtë janë përgjegjës të gjithë lojtarët. Në një prononcim për gazetarët në përfundim të ndeshjes mbrojtësi brazilian tha: “ Neymar? Ai u përpoq që të ndihmonte ekipin. Gjithmonë pas humbjes, njerëzit duan të gjejnë fajtorin, të gjithë jemi fajtorë. Gjatë ndeshjes, ne nuk luajtëm aq shumë. U përpoqëm që të luanim me topa të gjatë. Liverpool-i luajti lart dhe ne nuk patëm mundësi që të gjenim Neymar, Cavanin apo Mbappe. Nuk ishim 100% të përqendruar”-tha 33-vjeçari. .
Më tej foli edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili tha se ishte “jo e logjike” humbja në minutën e fundit të takimit.
“Ndoshta rezultati nuk tregoi vërtetë ecurinë e lojës. Në fund ne patëm rast me Julian Draxler, ku mund t’a mbyllnim ndeshjen para se Liverpool të shënonte. Kemi bërë një përformancë të shkëlqyer në pjesën e parë. Për mua, rezultati nuk ishte logjik apo korrekt. Pësuam dy gola në pjesën e parë, por asnjëherë nuk e humbëm besimin. Luajtëm me shumë guxim dhe forcë mendore, ndoshta në gjysmën e dytë ne e lëshuam topin shumë lehtë, por ky është Anfield. Klopp ka punuar me ekipin e tij për tri vite, Liverpool na presioni dhe e bëri ndeshjen e vështirë, por ne nuk e humbëm besimin. Përmes përpjekjeve tona arritëm të barazonim, por fundi ishte shumë, po shumë i vështirë”- tha tekniku i PSG-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719