INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thiago i kërkon ndjesë Lenjanit pas dëmtimit në ndeshjen me Spanjën

Thiago i kërkon ndjesë Lenjanit pas dëmtimit në ndeshjen me Spanjën

Publikuar më: 10:54 14-10-2016

Mesfushori i Spanjës Thiago Alcantara i ka dërguar një mesazh lojtarit të kombëtares shqiptare Ermir Lenjani, pas ndërhyrjes në ndeshjen e “Loro Boriçit”, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Lenjani përfundoi i gjakosur duke mbyllur ndeshjen para kohe dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës, pas një dyluftimi në ajër me mesfushorin e Bajernit të Mynihut.

Alcantara i ka kërkuar ndjesë Lenjanit në rrjetin social “Instagram” për goditjen që i shkaktoi.

“Përshëndetje Ermir, të kërkoj ndjesë për goditjen aksidentale që të shkaktova. Të lutem prano faljen time dhe shpresoj të rikuperohesh. Nëse të nevojitet diçka më thuaj. Urimet më të mira, Thiago”, shkruan i ish-ylli i Barcelonës.

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664