INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Theri 7-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës, arrestohet 75-vjeçarja. E moshuara kishte probleme me...

Theri 7-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës, arrestohet 75-vjeçarja. E moshuara kishte probleme me...

Publikuar më: 11:07 26-03-2019

Pak ditë pas vrasjes makabre të 7-vjeçarit në Bazel, ku një grua e moshuar me probleme mendore Ilias Mahmutin e preu me thikë në fyt, Bazeli vazhdon të mbetet i tronditur nga ngjarja.

Komisioneri për krime në Bazel, Peter Gill, ka bërë të ditur se gruaja është tani në paraburgim, ndërkohë masa e cila iu është caktuar është tre muaj, por mund të ndryshohet nëse ka kërkesë. 75-vjeçares gjithashtu po i bëhet vlerësimi psikiatrik.

Pas sulmit me thikë, 75-vjeçarja lajmëroi policinë, pavarësisht se zyra e prokurorisë nuk ka dashur të komentojë rastin në detaje, duke konfirmuar vetëm se ajo kishte njoftuar disa persona e institucione për krimin me anë të telefonit, pasi kreu sulmin.

E dyshuara kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.

Gruaja momentalisht është në ekzaminime psikiatrie, ndërkohë ende nuk dihet se nga cila sëmundje mendore vuan.

iliasii.png

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492