INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, në Shqipëri në nivele alarmante

Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, në Shqipëri në nivele alarmante

Publikuar më: 14:01 08-08-2019

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve vazhdon të rritet çdo ditë. Në vendet e Europës, e sidomos në ato të Ballkanit ky hendek vjen në rritje si pasojë e korrupsionit dhe mosfunksionimit të demokracisë.

Sipas një ankete të zhvilluar në vendet e rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për vitin 2018, 85% e shqiptarëve mendojnë se pabarazia është rritur.

Në të njëjtat nivele si Shqipëria paraqitet dhe Maqedonia e Veriut, pasi 85% e të anketuarve kanë pohuar se pabarazia është rritur në vitin 2018.

Më pas vinë serbët, 83%, Boshnjakët dhe malazezët me 78%. Nga anketa surprizon Kosova pasi paraqitet në nivele disi më të kënaqshme se vendet e tjera. Vetëm 67% e qytetarëve të saj mendojnë se pabarazia është rritur më tej në vitin e fundit.

Indeksi global e mat pabarazinë me hendekun që krijohet ndër vite ndërmjet 20 përqindëshit me të ardhura të larta të popullsisë me 20 përqindëshin me të ardhura të ulëta. Hendeku ndërmjet këtyre kategorive duket se po zgjerohet.

Sipas vrojtimeve të brendshme të kryera nga INSTAT, në vitin 2018 pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në nivelin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale.

Article Logic
Execution time: 0.0050621032714844