INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet bilanci i viktimave nga cunami e tërmeti në Indonezi

Thellohet bilanci i viktimave nga cunami e tërmeti në Indonezi

Publikuar më: 09:27 30-09-2018

Të paktën 832 persona u vranë nga një tërmet shkatërrues dhe cunami që goditi ishullin indonezian të Sulawesi. Të dhënat u bën publike nga Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive. Ajo shtoi se zona e prekur ishte më e madhe se sa mendohej fillimisht. “Shumë njerëz u raportuan të bllokuar në rrënojat e ndërtesave që u rrëzuan në tërmetin e të së premtes”, tha zëdhënësi i agjencisë Sutopo Purwo Nugroho në një konferencë shtypi. “Tërmeti ka shkaktuar valë tsunami deri në 6 metra” shtoi ai. Pjesa qendrore e ishullit Sulawesi, u godit nga dy tërmete me magnitutë 6.1 dhe 7.5 menjëherë pas cunamit, i cili shkatërroi çdo gjë. Mediet e huaja raportojnë se në brigje kanë mbërritur kufomat, ndërsa mendohet se bilanci për fat të keq mund të rritet pasi ka ende persona të shpallur të humbur. Autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë. Kryqi i Kuq vlerëson se më shumë se 1.6 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti dhe cunami. "Kjo tashmë është një tragjedi, por mund të bëhet shumë më keq", tha Kryqi i Kuq në një deklaratë.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439