INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weeknd “i vjedh” telefonin Selena Gomez [VIDEO]

The Weeknd “i vjedh” telefonin Selena Gomez [VIDEO]

Publikuar më: 20:15 30-01-2017

A konsideroheni çift para se ta zyrtarizoni lidhjen në Instagram?

Nuk është më sekret tashmë që Selena Gomez dhe The Ëeeknd janë duke u bërë çifti më i preferuar i Hollywood. Ata janë parë për herë të parë në publik para disa javësh në Santa Monica, dhe së fundmi kanë flutuar për në Itali si dy të dashuruar. Të paktën kështu duket nga fotot e siguruara nga sajtet më të njohura ndërkombëtare. Darkat romantike me puthje pasionante, përfaqimet e ngrohta, si dhe vizitat në qendrat kulturore në Itali, e demonstrojnë këtë. E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto prova, Selena ka publikuar në Instagramin e saj një video të Abel Tesfaye dukë shëtitur me një varkë, ku në pamje të parë kuptojmë se janë në qytetin e dashurisë, Venecia.

Selena ka bërë edhe një emoji që përshkruan më së miri ndjenjat e saj për të, pikërisht atë me sy në formë zemre.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779