INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weeknd feston ditëlindjen duke publikuar një videoklip me Drake [VIDEO]

The Weeknd feston ditëlindjen duke publikuar një videoklip me Drake [VIDEO]

Publikuar më: 12:17 17-02-2017

Në fillim kundërsulmoi Bieber-in publikisht në këngën e tij, tani kjo!

Hitet thjesht nuk kanë të mbaruar me The Weeknd. Në fillim ai publikoi këngën e tij të re “Some Way”, e cila dukej si një luftë e hapur fjalësh ndaj ishit të të dashurës së tij Selena Gomez. Pas gjithë atyre thumbimeve publike që Justin Bieber lëshoi kundër artistit 26 vjeçar, kundërpërgjigja dukej thjesht çështje kohe. Por Weeknd nuk e mbylli me kaq, pasi të nesërmen, saktësisht dje, ishte ditëlindja e tij dhe një ditë e tillë nuk mund të kalonte si pa të keq. Ai publikoi klipin e tij të ri, dhe çfarë klipi se! Me praninë e Drake, ASAP Rocky, French Montana, YG dhe më shumë, duket se gjithë grupi ishte mbledhur për ta kthyer klipin e ditëlindjes së Weeknd në një të paharrueshëm. Shijojeni!

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891