INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weeknd e bën serioze, publikon foto intime me Selena Gomez [FOTO]

The Weeknd e bën serioze, publikon foto intime me Selena Gomez [FOTO]

Publikuar më: 12:24 10-04-2017

Ata janë parë të puthen në thuajse çdo vend të botës, por të kishin publikuar diçka të tillë vetë ata nuk kishte ndodhur deri tani.

Vërtetë Weeknd dhe Selena janë në Snapchat dhe Instagram Stories të njëri-tjetrit, por nuk kishin bërë publike diçka kaq intime. Kjo duket se i vë vulën, dyshja e ka shumë seriozisht këtë lidhje. Ishte këngëtari kanadez ai që ka postuar në Instagramin e tij një foto shumë intime, ku bukuroshja 24 vjeçare shfaqet duke e puthur në fytyrë ndërkohë që çifti po përqafohet. Vërtetë këmi parë foto nga paparazzi në pozicione shumë më të nxehta, duke u puthur apo qëndruar mbi njëri-tjetrin, por fakti që është njëri prej tyre ai që e nxjerr këtë foto për sytë e publikut tregon shumë për stadin aktual të kësaj lidhjeje. Ata duket se janë gati të dalin hapur për një lidhje që e ka tejkaluar pjesën e “flirtit”.

selewek.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025019645690918