INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weeknd dhe Bella Hadid, histori e shkuar!

The Weeknd dhe Bella Hadid, histori e shkuar!

Publikuar më: 12:08 29-12-2015

Të reja nga çifti simpatik The Weeknd dhe Bella Hadid.

Në fakt fjala 'çift' është paksa e gabuar në këtë rast, pasi raportimet e E! News bëjnë me dije se dy personazhet kanë vendosur të marrin një pushim nga lidhja e tyre. Një lidhje e cila nisi në muajin maj të këtij viti dhe është përfolur gjithmonë si ndër më interesantet në rrethin e showbizit amerikan. Por siç duket The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, dhe modelja bukuroshe Hadid, kanë kohë që e kanë rivlerësuar marrëdhënien  e tyre, duke qenë se më herët gjatë këtij muaji këngëtari u pa duke u argëtuar me dy femra të tjera në një festë private në Los Angeles, ndërkohë që Bella kalonte kohë me ish të dashurin e saj Matt Morton. Hmmm mendonim se çifti ishin të dashuruar, por ja që qenkemi gabuar!

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715