INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weekend i dhuroi veshkën Selenës? Zbulohet e vërteta lidhur me këtë lajm, flet një person i afërt i The Weekend

The Weekend i dhuroi veshkën Selenës? Zbulohet e vërteta lidhur me këtë lajm, flet një person i afërt i The Weekend

Publikuar më: 18:03 03-04-2018

Pas këngës “Call out my name”, të gjithë menduan se personi që i dhuroi Selenës veshkën ishte pikërisht këngëtari i njohur The Weekend. Këto spekulime lindën pasi në këngën të cilën përmenda më parë, ish i dashuri i Selenës këndoi këtë frazë, “Për pak të dhashë një pjesë timen”.

Por sipas një burimi për prestigjiozen “Daily Mail”, kjo këngë nuk është bërë për Selenën . Burimi u shpreh se është thjesht një tekst këngë dhe se kjo gjë është bërë thjesht për të tërhequr vëmendjen e njerëze që kënga të marrë sa më shumë klikime.

“Ai kurrë nuk do t`ia dhuronte veshkën Selenës. Ndoshta atij mund t`i ketë kaluar në mendje të bënte testin për të parë nëse përputhej, por Selena nuk ia ka kërkuar kurrë këtë gjë, madje as i ka kaluar në mendje. Ajo e pati të vështirë ta pranonte këtë nga shoqja e saj më e mirë dhe kurrë nuk do të lejonte të dashurin e saj ta bënte”, është shprehur burimi.

dfgiklo.PNG

Daily Mail shkruan po ashtu, se sipas këtij burimi, lidhja mes The Weeknd dhe Selenës nuk ishte aq e fortë sa është përfolur dhe këngëtari ka qenë më shumë i përkushtuar ndaj karrierës sesa ndaj lidhjes së tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213