INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Times: Bandat shqiptare krijuan

The Times: Bandat shqiptare krijuan "portën e fshehtë" për të hyrë në Angli

Publikuar më: 16:04 31-08-2017

Bandat shqiptare po shfrytëzojnë ligjet spanjolle në mënyrë që të hapin një rrugë të pasme për të kaluar në Britani nga porti spanjoll i Bilbaos. “Puna e emigrantëve është fokusuar jashtë portit nga ku shpresojnë që të hipin vjedhurazi në anije pasagjerësh ose në bordet e anijeve të mallrave të nisur për Portsmouth dhe Poole”-shkruan the Times në artikullin me titull “Emigrantët-kontrabandistë përpiqen të hapin derën e fshehtë për në Britani nga Bilbao”. Policia spanjolle ka ndaluar 1,765 njerëz që përpiqen të bëjnë udhëtimin këtë vit, krahasuar me 370 persona gjatë gjithë vitit të kaluar. 800 nga personat e ndaluar nga policia spanjolle gjatë 2017 janë shqiptarë, 170 afganë, 50 irakianë dhe 35 pakistanezë, marokenë, sirianë, dhe iranianë. Këtu futen edhe ata që ripërsërisin tentativën për të kaluar në Angli. Të dhënat i referohen medias angleze “Breit Bart”. Kjo e fundit shkruan se “shqiptarët dominojnë kampin dhe bandat shqiptare të trafikimit të njerëzve thuhet se mbikëqyrin rrugën, duke u këkruar migrantëve deri në € 2,000 (1,842 £) për të lehtësuar përpjekjet e tyre për të hyrë në Britani. Një burim policor i tha The Times se "shumica e shqiptarëve kishin një të kaluar kriminale dhe ishin të përfshirë me bandat". Pavarësisht nga një përqindje e dukshme e përgjimeve, një nga emigrantët e intervistuar nga gazeta mburret: "Do të përpiqem deri sa të kaloj. Asgjë nuk do të më ndalojë. Bëhen para të mira në Britani ". 20-vjeçari Krist Nikaj ishte zbuluar më parë në shërbimin e trageteve në Poole nga autoritetet britanike dhe u kthye në Spanjë, por thjesht u kthye në kampin e Bilbao. “Popullariteti në rritje i kësaj rruge vjen pasi kampi i xhunglës në Calais u mbyll dhe është kredituar pjesërisht nga qëndrimi relativisht i dobët i autoriteteve spanjolle. Ndryshe nga Franca, ku autoritetet e ashpruan ligjin duke e kthyer në një vepër penale hyrjen në Calais pa autorizim, në Spanjë ku përfshihet dhe Bilbao është vetëm një kundërvajtje administrative "ekuivalente me një shkelje parkimi" - kështu që emigrantët përpiqen të bien në anije përsëri dhe përsëri”-shkruan The Times. Kompania e trageteve “Brittany Ferries”, e cila drejton këto shërbime, u ankua: "Është një fakt që Bilbao është vënë në shënjestër në mënyrë sistematike nga bandat shqiptare shumë të organizuara ", ndërkohë kërkoi një siguri më të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932