INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Sun: 1 në 10 të burgosur në Britani janë shqiptarë

The Sun: 1 në 10 të burgosur në Britani janë shqiptarë

Publikuar më: 16:58 07-08-2019

“Në Britani, një në dhjetë të burgosur të huaj është shqiptar” shkruan “The Sun” përgjatë një artikulli të pak orëve më parë.

Teksa thuhet se bandat me gangsterë nga Ballkani perëndimor kanë marrë nën kontroll tregun e kokainës, bëhet me dijeni që shqiptarët kanë lënë pas edhe polakët, përsa i përket numrit më të lartë të të burgosurve në Britani.

Nisur nga çfarë deklaron Ministria e Drejtësisë, shqiptarët përfaqësojnë 876 nga 9,089 shkelës të huaj në burgjet angleze. Numri i tyre është dyfishuar përgjatë katër viteve të fundit, ku shqiptarë të gjendur pas hekurave në qershor të 2015- s numëroheshin 475. Ndërkohë që një dekadë më parë, shifra shkonte vetëm 166.

“Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e lëndëve narkotike, saktësisht kokainës. Zgjerimi i ndikimit të tyre po vazhdon.” është shprehur  Agjencia Kombëtare e Krimit në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166