INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“The Light is Coming” e Ariana Grandes me Nicki Minaj, një udhëtim i errët në pyll [VIDEO]

“The Light is Coming” e Ariana Grandes me Nicki Minaj, një udhëtim i errët në pyll [VIDEO]

Publikuar më: 22:19 25-06-2018

Sot si “Hot of the day” në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin u prezantua kënga e fundit e Ariana Grande në bashkëpunim me Nicki Minaj që titullohet “The Light is Coming”. Kënga është pjesë e albumit të dytë të Ariana Grande “Sweetener”. 

“The Light is coming” vjen pas suksesit të “No Tears Left Cry”. Duhet të theksojmë gjithashtu se producenti i kësaj këngë i cili ka ndihmuar edhe në tekstin e saj është artisti i njohur dhe i talentuar Pharrell Williams. Mund të themi që kjo është një këngë që ka treguar sërish vokalin e Ariana Grande dhe se sa e talentuar është ajo.


“The Light is Coming” është një këngë që në fokus ka optimizmin dhe se dritë gjithmonë ka në këtë jetë. Videoja përmban një udhëtim të errët në pyll, ku ka shumë efekte vizuale.

Article Logic
Execution time: 0.0028619766235352