INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'The Economist': Shqipëria e para në botë për konsumimin e kokainës [VIDEO]

'The Economist': Shqipëria e para në botë për konsumimin e kokainës [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 24-08-2018

Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë. Kështu raporton media prestigjoze “The Economist”. Në reportazhin me titull “Pse kartelet po fitojnë” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re, dhe kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarëve në vit. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti në Evrope thuhet në këtë reportazh, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat dhe rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine, thotë “The Economist”. Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë kokainën më së shumti. Por, përqindjen më të madhe e mban Shqipëria ku 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur vendin e parë, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane, raporton “The Economist”. Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është në vendin e 34 në renditje për konsum, por është prodhuesi dhe furnizuesi i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1 kg në Kolumbi shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë.Ndërkohë në Evropë shkon 53-55 mijë dollarë 1 kg.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588