INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Thank u, NEXT!' Ariana Grande në një lidhje të re? Ja kush është personi që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën

'Thank u, NEXT!' Ariana Grande në një lidhje të re? Ja kush është personi që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën

Publikuar më: 12:10 03-08-2019

Ariana Grande mesa duket i është rikthyer normalitetit edhe në aspektin sentimental të jetës së saj. Së fundmi, këngëtarja po realizon turin promovues të albumit të saj më të ri dhe bashkë me të janë djemtë e grupit Social House. Grande ka bashkëpunuar me ta në disa prej këngëve të saj, ndërkohë që ka publikuar edhe një klip të ri ku sërish shfaqet me artistët.

Fansat dyshojnë se Ariana është e lidhur me Mikey Foster, një nga anëtarët e bandës, pasi ky i fundit bëri një postim dedikuar këngëtares i cili ishte goxha romantik. Gjithashtu ata janë fotografuar teksa ecin së bashku dorë për dore, por ende nuk kanë pranuar asnjë nga supozimet që qarkullojnë në media.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Ariana përflitet për një lidhje dashurie që nga koha kur u nda me Pete Davidson.

Screenshot_12-600x394.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0049958229064941