INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Thaçi uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Publikuar më: 11:10 28-06-2017

Një ditë pas mbylljes së procesit të numërimit të votave, e ku Edi Rama fitoj bindshme zgjedhjet e përgjithshme, vijojnë të vijnë urimet. Është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije Thaçi në një postim në fb, ku nënvizon se përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Hashim Thaçi:
“Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH”

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713