INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi dekoron ambasadorin amerikan: Ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë!

Thaçi dekoron ambasadorin amerikan: Ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë!

Publikuar më: 10:30 12-09-2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar ambasadorin amerikan Greg Delawie me medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Në një status në Facebook, presidenti Thaçi thotë se gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi Kosova. Greg Delawie po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë.
‘’Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!’’ shkruan Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609