INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se do të ishte e performanca e tij e fundit, tani Alban Skënderaj ka një sqarim për të bërë [FOTO]

Tha se do të ishte e performanca e tij e fundit, tani Alban Skënderaj ka një sqarim për të bërë [FOTO]

Publikuar më: 17:52 22-12-2018

Alban Skënderaj është tashmë më shumë se një dekade një prej artistëve më të adhuruar nga publiku shqiptar.

Që me paraqitjen e tij të parë në skenë Albani ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe që atëherë kjo dashuri e anasjelltë nuk ka ndryshuar aspak.

Megjithatë së fundmi këngëtari na habiti me një deklaratë të pazakontë.

Për arsye ende të paditura, ka treguar se do të shkëputet për një kohë të gjatë nga koncertet në klubet e natës në Tiranë.

Menjëherë kjo deklaratë mori dhenë dhe u komentua sikur këngëtari nuk do të performonte më në skenë.

Megjithatë sot, albani ka sqaruar të gjithë fansat e tij nëpërmjet një tjetër postimi në Instagram.

“Me sa duket ‘kujdes ça flet’ vlen edhe për mua që flas goxha pak në rrjete sociale. Meqe disa u bënë merak, nuk shkuajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare, por nuk performoj më për një kohë nëpër club-et e Tiranës kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë...", shkruan këngëtari në postimin e tij të fundit duke sqaruar se nuk do të largohet nga skena.

albani2.png

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104