INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se dëshironte të linte veten shtatzënë, Kastro Zizo bën shpjegimin e çuditshëm! Ironi për ish-bashkëshorten? [VIDEO]

Tha se dëshironte të linte veten shtatzënë, Kastro Zizo bën shpjegimin e çuditshëm! Ironi për ish-bashkëshorten? [VIDEO]

Publikuar më: 20:16 07-05-2018

Kur përmendim Kastro Zizon menjëherë na vjen në mendje një personazh shumë karizmatik dhe pikant njëkohësisht. Padyshim batutat e tij dhe mënyra e drejtpërdrejtë e komunikimit shpesh herë na ka bërë të mendojmë se “nuk i plas fare”, por po të futesh më në brendi të deklaratave të tij kupton se disa gjëra “mund” të kanë shpjegime.

I ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper”, Kastro ka “zbardhur” një deklaratë që bëri para disa ditësh në rrjetin social Instagram.

brenda_lajmit_shtatzania.jpg

“Dua të lë veten shtatzënë të pjell dhe në fund t’i bëj vetes moral për kontraceptivët”, ka shkruar Kastro. Të gjithë menduan se ky status mund të ishte bërë thjesht për shaka, por në të vërtetë ky status për këngëtarin nuk është thjeshtë shaka, por ka edhe një shpjegim shumë të çuditshëm.

“Autori ka dashur të thotë ose më saktë të shkojë përtej gjendjes meta fizike...”, sërish e vështirë për ta kuptuar atë që ka dashur të thotë autori, por mos vallë ky status thumbon edhe ish-bashkëshorten e tij? Gjithsesi këtë gjë nuk mund ta themi me siguri.

“Imagjino lë shtatzënë veten dhe pjell, do thuash ti që ne meshkujt nuk pjellim?! Ka një mënyrë tjetër pra... oooop e nxjerr, braktis veten tënde dhe nis ciklin nga e para me të njëjtat kujtime”, ka thënë Kastro në emisionin “Kripë dhe Piper”.

Sërish një deklaratë shumë e vështirë për ta kuptuar atë që ka dashur të thotë autori!

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Punoi: Elton CARA

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729