Mikela dhe Erioni i kanë dhënë fund lidhjes pak kohë pasi dolën çift nga "Përputhen". Ndarja u aludua fillimisht nga mungesa e ostimeve të përbashkëta në rrjete sociale e më pas u konfirmua nga vetë Mikela. "Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje", tha ajo pak kohë më parë.
Megjithatë e ftuar në "Shqipëria live", Mikela nuk i ka shpëtuar pyetjeve për Erionin dhe ka folur për historinë e tyre.
Mikela rikujtoi puthjen e parë mes tyre, duke e cilësuar si diçka reale e të bukur por dhe një moment të sikletshëm. Ajo pranoi se mes saj dhe Erionin gjërat nuk janë mirë duke lënë të kuptohet që nuk janë bashkë.
“Puthja që është dhënë sepse ne ishim puthur dhe pas kamerave, ishte një moment që e ndjemë dhe e dhamë. Edhe pse tani gjërat mes meje dhe Erionit nuk janë edhe aq mirë, njerëzit më kthehen që e ke bërë për show. Është një momet shumë i sikletshëm kur e jep publikisht, por që është diçka shumë e bukur”, tha Mikela.








27 Nov 2025 





