INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Test gjaku për Parkinson. Zbulon sëmundjen që në nisje të saj [Video]

Publikuar më: 19:02 09-02-2017

Një test i ri i gjakut mund t’u jap mundësi mjekëve që të diagnostikojnë shpejt dhe në mënyrë të thjeshtë sëmundjen e parkinsonit, sugjeron një studim i kryer ne Suedi. Deri më tani pacientët i janë nënshtruar një testi fluid që bëhet në pjesën kurrizore për të përcaktuar nëse simptomat shkaktohen nga Parkinson. Por ekspertët në Universitetin e Lundit në Suedi zbuluan një proteinë në gjak e cila është një shënues i saktë i sëmundjes. Studiuesit thonë se ky test është shumë premtues dhe se aplikimi i tij mund të reduktojë vonesat dhe ankthin te shumë njerëz. Bëhet fjalë për ata persona që kanë nevojë të marrin një diagnozë definitive të Parkinsonit. Studiuesit thonë se një në dhjetë njerëz diagnostikohet fillimisht me Parkinson kur në fakt vuan nga një sëmundje tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832