INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Terr në ndeshjen e NBA, Rama merr në SHBA “errësirën”

Publikuar më: 11:39 05-01-2016

Qëndrimi në Shtetët e Bashkuara të Amerikës i Kryeministrit Edi Rama, I cili ndodhet atje për një gëzim familjar, ka shërbyer edhe për argëtimin e shefit të qeverisë. Kryeministri Rama ka blerë një biletë për të parë nga afër ndeshjen e basketbollit Indiana Pacers – dhe Miami Heat, e cila u zhvillua në “American Airlines Arena”, në Miami. Por fati I keq duket se e ka ndjekur Kryeministrin edhe në SHB, pasi ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta pas një problemi me ndriçimin në fushën e sportit. 30 minuta në errësirë nuk e shqetësuar zotin rama, pasi ai ka pritur në errësirë për të parë deri në fund përballjen e gjigandëve të NBA.

Nuk është hera e parë që errësira e “shoqëron” kryeministrin shqiptar në takimem qofshin ato publike e qofshin ato private.  Në Shqipëri, në maj të këtij viti dritat i ikën në sallën ku ai po prezantonte të rejat teknologjike  dhe aplikacionin “Komisariati Dixhital”, në Muzeun Historik Kombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717