INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti shkatërrues në Shqipëri/ Rita Ora dhe Bebe Rexha i mbajnë premtimet, shihni çfarë kanë bërë! [VIDEO]

Tërmeti shkatërrues në Shqipëri/ Rita Ora dhe Bebe Rexha i mbajnë premtimet, shihni çfarë kanë bërë! [VIDEO]

Publikuar më: 18:05 01-12-2019

Tre ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha deklaroi se ka vendosur të udhëtojë drejt Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Bebe e ka mbajtur premtimin dhe pasi ka dhënë një koncert është nisur sot për në Shqipëri. Këngëtarja ka treguar me anë të videove të postuara në Instagram se do qëndrojë vetëm një ditë në vendin tonë. Bebe ka hapur një llogari në të cilën janë mbledhur mijëra dollarë nga donacionet dhe vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë.

"Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do nisem për në Shqipëri për t'u siguruar që paratë po shkojnë në vendin e duhur", shkruan Bebe.

Ndwrkohw, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka bërë të ditur se ka nisur tashmë rindërtimi i shtëpisë, për të cilët përgjegjësitë financiare i ka marrë këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce”, ka shkruar Veliaj në Instagram. Më poshtë keni të plotë postimin e tij, bashkë me videon nga vendi ku do të rindërtohet shtëpia:

 

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541