INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tërmeti ndërpreu punimet e Kuvendit”, Patozi ironizon deputetët: Lajm tronditës për Shqipërinë

“Tërmeti ndërpreu punimet e Kuvendit”, Patozi ironizon deputetët: Lajm tronditës për Shqipërinë

Publikuar më: 14:05 04-07-2018

Komisionet parlamentare kanë ndërprerë punën ndërsa deputetët opozitës dhe mazhorancës kanë nxituar të dalin jashtë godinës pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit. Por ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar këtë veprim të deputetëve si dhe lajmin e publikuar. 

“Paska dhe më keq se tërmeti Po shoh një lajm tronditës që thotë se tërmeti i fuqishëm paska ndërprerë punimet e disa komisioneve në parlament. Ky është një dëm shumë i madh, që Shqipëria vështirë se mund ta përballojë. Më mirë të ishin rrafshuar disa qytete, se sa kjo që na ndodhi”, ironizon Patozi

Article Logic
Execution time: 0.0041651725769043