INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti/ Ministrja Xhaçka në konferencë të jashtëzakonshme

Tërmeti/ Ministrja Xhaçka në konferencë të jashtëzakonshme

Publikuar më: 23:46 22-09-2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, pas lajmit të rremë se do të binte tërmet në orën 23.00 apo 23:30.

"Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik. Kusho që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi. Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë", tha Xhaçka.

Article Logic
Execution time: 0.0031030178070068