INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet s'po ndalen, Rama mbledh ministrat në mesnatë! Ja ç'po ju thotë

Tërmetet s'po ndalen, Rama mbledh ministrat në mesnatë! Ja ç'po ju thotë

Publikuar më: 00:18 22-09-2019

Kryeministri Edi Rama teksa ende po bien tërmete ka nisur mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë në mesnatë. Ai tha se ka ndjekur situatën pas tërmeteve duke konstatuar se ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave dhe ju uroi shërim të shpejtë të lënduarve. Kreu i qeverisë përgëzoi dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun.

“I uroj që të gjithë të lënduarve nga tërmeti shërim të shpejtë, do jemi në dispozicion me kapacitetet te plota gjatë gjithë kësaj faze post-traumatike. Dua të falenderoj me gjithë zemër trupat e bluzave të bardha për gatishmërinë e madhe dhe për organizimin e mirëfilltë dhe profesional. Dua të përgëzoj dhe Ogertën, e cila meriton një adresim të posaçëm pasi e ka kryer me shumë përkushtim dhe rezultat detyrën e saj të ndërgjegjësimit dhe angazhimit të strukturave shëndetësore për raste emergjencash si dhe për ndjekjen gjatë gjithë kohës që nga sekonda e parë të gjithë situatës duke mbështetur dhe koordinuar gjithë sektorin.Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave, thithja e informacionit në terren dhe përcjellja dhe përpunimi i tij si dhe organizimi kapilar në gjithë territorin.Për shkak se unë nuk u gjenda këtu por isha në mes të udhëtimit për në SHBA kam pasur mundësi ta konstatoj këtë nga gjithë fluksi i informacionit që merrja në kohë reale edhe përmes grupeve të Whatsapp. Vlen të ndihemi të inkurajuar dhe patjetër pa u zgjatur dhe përpara se t’ia kaloj fjalën ministres së mbrojtjes, duke ju falënderuar për gatishmërinë e reagimit dhe sidomos për koordinimin e informacionit dëshiroj që me radhë edhe për ata që na ndjekin dhe ma ha mendja e kanë të nevojshme të jenë të informuar dhe sado pak të lehtësuar në stresin që padyshim vazhdon nga ai moment dramatik të gjithë ata që kanë për të dhënë informacion, janë të lutur që ta bëjnë këtë gjë”, tha Rama.

Ai më pas ju dha fjalën ministrave për të përcjellë informacionet për situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0025050640106201