INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet dëmtojnë banesat në Vlorë. A priten lëkundje të tjera? [FOTO]

Tërmetet dëmtojnë banesat në Vlorë. A priten lëkundje të tjera? [FOTO]

Publikuar më: 10:28 20-05-2018
Nata ka qenë e vështirë për banorët e njësisë administrative të Selenicës Vlorë për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve. 
Lëkundjet kanë rrezikuar disa banesa. Në fshatin Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara, 5 banesa janë dëmtuar në fshatin Bashaj dhe 5 të tjera në fshatin 5 Matogjin. Prej disa ditësh në këtë zonë janë ndier lëkundje të forta tërmeti , të cilat janë ndier deri në Tepelenë e Gjirokastër.  
 
Pesë familje janë evakuuar nga autoritetet vendore duke qenë se banesat janë tërësisht të pa banueshme. Katër banesa janë të dëmtuara rëndë në fshatin Bashaj, ndërsa një në Matogjin. Një pjesë e banesave të dëmtuara nuk janë të banuara. Banorët kanë shprehur frikë për lëkundje të tjera. Fatmirërisht nuk ka asnjë person të lënduar.
 
Ndërkohë, tërmete janë regjistruar  në orët e para të mëngjesit edhe në Gjirokastër me epiqendër në fshatin Zhulat. Sipas Institutit të Gjeoshkencave magnituda ka qënë 2.6 deri në 2.8. Ndërkohë sipas parashikimeve pritet të këtë sërish lëkundje tërmeti.
 
 Capture.PNGfoto.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0031921863555908