INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet në Ohër: Qytetarët në panik, braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet në Ohër: Qytetarët në panik, braktisin shtëpitë e tyre

Publikuar më: 11:19 06-07-2017

Një seri tërmetesh kanë goditur ditet e shkuara dhe po vijojne te godasin Maqedoninë. Prej dy javësh në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 2000 tërmete me magnitudë të ndryshme.

I fundit ishte sot para 10 minutash në orën 11: 12 minuta me magnitud 4.1 të shkallës Rihter ku ndjeshmëria e ketij termeti ka qënë dhe në pjesën Jug Lindore të vendit, shkruan intv.al.

Lëvizjet sizmike vazhdojnë ende në shtetin fqinj. Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, të cilat janë ndjerë edhe në vendin tonë, janë cilësuar si rizgjimi i vullkanit Duvallo. Në fshatin Kosel dhe zona përthe vullkanit  njoftojnë se është rritur era e squfurit dhe tymi . Në zonën e vullkanit janë hapur gjashtë vrima të reja ku dalin tym të përbërë nga dioksidi i karbonit dhe hidroksid i suqfuri nga vullkani i vetëm aktiv në Ballkan. Këshillat për banorët e Ohrit është që ta kalojnë natën në tenda, pasi kjo është mënyra më e sigurt për t’i bërë ballë një tjetër tërmeti të mundshëm./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096