INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tërmet i fuqishëm godet Iranin dhe Irakut. Mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur [VIDEO]

Publikuar më: 10:14 13-11-2017

Një tërmet me magnitudë 7.3 ka tronditur rajonin kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur më shumë se 1,800 të tjerë. Sipas medieve lokale tërmeti i fuqishëm i së dielës goditi pranë Halabjahut, në juglindje të Sulaymaniyah, një qytet në rajonin gjysmë autonom të kurdëve të Irakut të veriut. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 33.9km. Të paktën 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore, raporton BBC. Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak. Ndërkohë qe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet. Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë. Xhamitë në kryeqytetin irakian Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve. Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit. Irani është një nga vendet më aktive në botë sizmikisht. Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 shkatërroi qytetin historik të Bam në Iranin juglindor, duke vrarë rreth 26,000 njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098