INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqet qeveria nga kontrolli mbi median

Tërhiqet qeveria nga kontrolli mbi median

Publikuar më: 14:24 18-08-2016

Debati mbi nenin që cënonte lirinë e medias ka detyruar maxhorancën e majtë të bëjë një hap pas dhe të tërheqë për rishqyrtim nenin 13 të projektligjit për Prokurorinë e Posaçme, i cili po formulohet në kuadër të reformës në drejtësi. Burime pranë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi bëjnë të ditur se neni që mund të cënojë median, do të ndryshojë. Sipas burimeve mediatike, bëhet e ditur se paragrafi që linte shteg për kufizim të lirisë së medias, do të riformulohet.
Sipas të njëjtave burime thuhet se mënyra si është formuluar ky pragraf mund të krijojë keqkuptime.
Ky nen që lidhet me pavarësinë e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme në pikën tre të tij dënon me ligj
Neni 13 pika 3
“çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo personave të tjerë”.
Në lidhje me këtë nen një ditë më parë reaguan, Ilir Meta, Shoqata e Gazetarëve dhe Lulzim Basha.
Meta u mundua të qetësonte mediat duke deklaruar se nuk besonte se ka përpjekje apo iniciativa për të cënuar lirinë e medias. Ndërsa Shoqata e gazetarëve dhe Lulzim Basha bënë thirrje që ky ligj mos votohet.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164