INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërbohet gjatë protestave kundër Trump, arrestohet Shia LaBeouf! [VIDEO]

Tërbohet gjatë protestave kundër Trump, arrestohet Shia LaBeouf! [VIDEO]

Publikuar më: 11:28 26-01-2017

Ai njihet për natyrën e tij problematike dhe arrestimet e shumta dhe natyrisht që nuk mund ta linte këtë rast që t’i shpëtonte.

Shia LaBeouf u arrestua përsëri, këtë herë pasi u përfshi në protestat kundër Presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Aktori hollivudian u arrestua nga policia e Neë York gjatë transmetimit të tij live në internet, me moton “Ai nuk do të na ndajë”, transmetim i cili ka vazhduar që nga inaugurimi i Trump. Bëhet me dije se ylli i “Transformers” akuzohet për sulm pasi kapi një tjetër protestues, duke e tërhequr nga shalli dhe duke i gërvishtur fytyrën. Sikur të mos ishte mjaftueshëm e çuditshme video e tij, e cila i ngjan më shumë një sekti se një proteste, tani edhe kjo. Mirë me Trump, po me protestuesin ç’pati?

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439