INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentuan ta përdhunojnë, dëshmia e 13-vjeçares nga Fieri: Më lidhën, më mbyllën gojën…

Tentuan ta përdhunojnë, dëshmia e 13-vjeçares nga Fieri: Më lidhën, më mbyllën gojën…

Publikuar më: 09:53 18-05-2018

Pak ditë më parë historia e një 13-vjecareje të cilën tentuan ta përdhunojnë në Fier tronditi opinionin publik.

Mbrëmjen e së dielës e reja u mor forcërisht dhe u tentua të përdhunohej nga tre persona.

Të paktën kështu u deklarua para hetuesve në Fier.

E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit.

“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës”, mësohet të ketë thënë vajza para hetuesve.

Ndërkohë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim pasi ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549