INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenton të godasi anëtarin e stafit, aktori i fmashëm e pëson keq!

Tenton të godasi anëtarin e stafit, aktori i fmashëm e pëson keq!

Publikuar më: 17:02 16-07-2018

Johnny Depp ëhtë një ndër aktorët më të mëdhenj që Hollyëood ka parë ndonjëherë. Filmat e tij janë emblematik dhe personazhet e tij po ashtu. Jeta jashtë kamerave e aktorit nuk është ajo që mbase prisnin fansat.

Problemet e Depp kanë qënë të shumta që nga divorci i tij e deri tek problemet financiare. Telashi i tij më i fundit ka të bëjë me një nga menaxherët e stafit të tij. Gregg "Rocky" Brooks, menaxheri i skenës raporton që është goditur dy herë në pjesën e poshtme të kafazit të kraharorit nga ana e Depp. E gjithë kjo situatë është krijuar vetëm se stafi ishte vonuar për të nisur xhirimet dhe menaxheri kishte dhënë urdhër që ata të ktheheshin mbrapsht për në studio pasi leja që i kishin marrë autoriteteve kishte mbaruar.

Pas debatit me aktorin e njohur, menaxheri ka marrë goditjet. Stafi është kujdesur që të shuajë sherrin dhe në ato momente Depp thuhet t'i ketë thënë Brooks që ai ishte aq i paaftë për të bërë punën dhe për të goditur saqë nqs do arrinte të godiste një herë drejt tij do të meritonte 100 mijë dollarë shpërblim.

Pritet që shperblimi i përmendur të vendoset si gjobë nga gjykata dhe aktori mund të ketë telashe me kompanitë kinematografike. Ngjarja është mjaft e freskët pasi ka ndodhur vetëm një javë më parë dhe akoma nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga kompania që i kishte punësuar të dy palët e konfliktit.

Të urojmë që gjëra të tilla të mos ndodhin më dhe sigurisht që Johnny të shfaqë dhunë vetëm teksa luan role, jo në jetën reale.johnny-depp-SPENDS0517.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004237174987793