INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të vrasë fqinjin me thikë, arrestohet 58 vjeçari

Tentoi të vrasë fqinjin me thikë, arrestohet 58 vjeçari

Publikuar më: 10:37 22-08-2016

Skënder Shahinasi, 58 vjeç, është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi një ditë më parë ai plagosi me thikë të fqinjit të tij. Uniformat blu të këtij qyteti thanë se Skënder Shahinasi, 58 vjeç, banues në Korçë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me fqinjin e tij  E.SH, 58 vjeç, ka tentuar ta vrasë këtë të fundit, duke e goditur  disa herë me thikë.
Ndërkohë shtetasi E.SH, është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Gjatë momentit kur autori i kësaj ngjarje, do të shoqërohej nga shërbimet e Rendit për në Komisariatin e Policisë Korçë, në afërsi të banesës të  tij ky i fundit u gjet duke mbajtur një sëpatë në dorë.
Në cilësinë e provës materiale, Skënder Shahinasit,  iu gjet dhe bllokua një thikë (me teh të këputur) si edhe një sopatë.

Article Logic
Execution time: 0.0066730976104736