INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të pengonte hapjen e qendrave të votimit, flasin familjarët e të riut të arrestuar: Na është bërë një terrorizëm

Tentoi të pengonte hapjen e qendrave të votimit, flasin familjarët e të riut të arrestuar: Na është bërë një terrorizëm

Publikuar më: 11:43 01-07-2019

Policia në Shkodër arrestoi një person sepse ai ditën e djeshme tentoi të pengonte hapjen e qendrave të votimit në Postribë. Në pranga ka rënë Emrah Shaba. Familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë. Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se nuk e kuptojnë pse është shoqëruar djali i tyre.

"I kemi rritur me gjithë hallet. Na është bërë një terrorizëm sot. Kanë ardhur policë, kanë hyrë brenda. Jam kapur me shefin, jam sharë pak me të, i kam thënë serb. Çfarë është ky terrorizëm këtu. Ai është arrestuar kot. i kemi kërkuar fletën e arrestit nuk e kishin. Thanë e dimë ne, si dinë ata në shtëpinë e tjetrit. Ne kemi ndjekur urdhrin e presidentit. Qeveri e poshtër. E kanë hapur vetë portën. Këto janë qeveria më e poshtër në botë. Bëni thirrje edhe ju. Deri kur do vazhdojmë kështu", thonë familjarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775