INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të mbyste foshnjën që mbante në bark gjen vdekjen dhe 39 vjeçarja në Kukës

Tentoi të mbyste foshnjën që mbante në bark gjen vdekjen dhe 39 vjeçarja në Kukës

Publikuar më: 17:34 12-03-2018

Një grua 39 vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Kukësit së bashku me foshnjën. Sipas të dhënave të para mësohet se nëna 39 vjeçare edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas të dhënave të para mësohet se gruaja N. P e cila humbi jetën në maternitetin e spitalit të Kukësit është paraqitur në spital me diagonozën fetus i vdekur.
Drejtori i spitalit të Kukësit ka sqaruar për mediat se “pacientja me inicialet N.P, 39 vjeçe u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, me dt 11.3. 2018 në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozen fetus morti me laceracion dhe rupture të shprehur të uterusit”.
Sapo ka mbërritur në spital 39 vjeçare është futur në sallën e operacionit, ndërsa pjesë e ekipit të mjekëve ishte edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.
Por duket se kjo ngjarje e rëndë nuk ka ardhur për shkaqe natyrore.
Po sipas drejtorit të spitalit, pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të renduar me hemoragji të shprehur.
Drejtori i Tiranës:
“Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës”.

Article Logic
Execution time: 0.0029411315917969