INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi t’i japë fund jetës duke e hedhur nga vinçi, ja çfarë ka deklaruar në polici 26 vjeçari

Tentoi t’i japë fund jetës duke e hedhur nga vinçi, ja çfarë ka deklaruar në polici 26 vjeçari

Publikuar më: 19:59 18-10-2016

Pas pothuajse 3 orësh negociata, 26 vjeçari Erion Selimi, që tentoi t’i jepte fund jetës, fatmirësisht zbriti nga vinçi në stadiumin “Qemal Stafa”.

Mirëpo siç bën me dije newsbomb.al, Selimi ka deklaruar në polici se veprimin e ka bërë për sensibilizim, jo vetëm për problemet e tij të pazgjidhura, por të rritur vëmendjen ndaj jetimëve të tjerë

Jetimi nga Vlora ndërmorri tentativën për vetëvrasje pasi u nxorr nga konvikti në Vlorë, e pas kësaj kërkoi takim me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, për të zgjidhur çështjen e strehimit për vete dhe babain, i cili është i sëmurë mendor.

Vetë 26-vjeçari, gjatë tentativës për vetëvrasje ditën e sotme, u dëgjua të thoshte se “Kam kërkuar takim me Lelin për të më ndihmuar. I thashë do hidhem po nuk më ndihmove, dhe më tha ik hidhu”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174