INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet në qendrën zgjedhore në Tropojë, policia shoqëron 8 persona, priten të tjera

Tensionet në qendrën zgjedhore në Tropojë, policia shoqëron 8 persona, priten të tjera

Publikuar më: 21:25 18-06-2019

Policia ka nisur ndalimet dhe shoqërimet pas përplasjeve që ndodhën sot në Tropojë në KZAZ nr.9. Raportohet se janë shoqëruar deri tani 8 persona, ndërsa priten shoqërime të tjera. Personat në fjalë akuzohen për “Dëmtim prone”.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë sot në mëngjes në ambientet e KZAZ nr. 9 në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri të Tropojës, duke hequr që aty materialet zgjedhore. Personat në fjalë mësohet të jenë përplasur edhe me policinë.

Ky veprim sipas tij, vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658