INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në Shkodër, policia dhe përfaqësues të PD përplasen për KZAZ

Tensione në Shkodër, policia dhe përfaqësues të PD përplasen për KZAZ

Publikuar më: 12:30 17-06-2019

Është tensionuar situata sot në Shkodër, pasi në KZAZ nr.2 të këtij qyteti. Policia dhe FNSH kanë mësyrë dhunshëm dhe paligjshmërisht dhe kanë kërkuar të futen në të materialet zgjedhore për 30 qershorin.

Mes policisë dhe anëtarëve të PD ka pasur përplasje fizike. Opozita nuk lejon hyrjen e forcave të policisë në pallatin e Sportit në Shkodër ku është e vendosur kjo KZAZ.

Shkak është bërë kërkesa e anëtarëve të KZAZ nr 2, për të hyrë në këtë KZAZ për të përgatitur infrastrukturën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, me në krye ish-deputetin Bardh Spahia, nuk i kanë lejuar anëtarët e KQZ të hyjnë në KZAZ.

Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar policisë së këtij qyteti mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit të Republikës.

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396