INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në Devoll/ Kryetari i ri shkon në zyrë që në orën 6:30 të mëngjesit, ish-kryetari i Bashkisë nuk i lëshon zyrën

Tensione në Devoll/ Kryetari i ri shkon në zyrë që në orën 6:30 të mëngjesit, ish-kryetari i Bashkisë nuk i lëshon zyrën

Publikuar më: 09:19 29-07-2019

Devolli është zgjuar me protesta nga punonjësit dhe kreu i bashkisë, Bledion Nallbani, të cilët kanë mbetur jashtë ambienteve të këtij institucioni, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, i dalë nga 30 qershori ndodhet në zyrë që prej orës 6.30 të mëngjesit të sotëm.

Ky i fundit hyri në zyrën e Bashkisë Devoll pas hapjes me forcë të derës së këtij institucioni, pasi kryebashkiaku Nallbati nuk pranoi t’i kalonte detyrën sepse nuk i njeh votimet e 30 qershorit.

Eduard Duro u bëri thirrje punonjësve që të futen në ambientet e institucionit për të vijuar punën. Ai sqaroi se policinë e kishte thirrur ai që të ishte në gatishmëri, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do të kishte grumbullim para bashkisë.

Duro shprehet se nga nesër nuk do të ketë prezencë të policisë në ambientet e Bashkisë.

'Nga ana e ish-kryetarit është njoftuar se do të kishte një grumbullim njerëzish, ka disa punonjës bashkie dhe familjarët e tyre. Ata duhet të ishin në zyrat e tyre. Ish-kryetari njoftoi se do të kishte tubim para bashkisë. Ditën e shtunë kam pasur takime me disa punonjës të bashkisë, të cilët kanë ardhur dhe ditën e shtunë e kanë bërë ditë pune për të marrë informacion mbi organikën. Jam në pritje që punonjësit të vijnë në zyrë. Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal. Punonjësit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë, i kam ftuar personalisht. Ndoshta nuk hyjnë se u vjen zor nga ish-kryetari ose janë detyruar nga persona të tjerë. Punonjësit do të hyjnë në punë, është detyrim ligjor', tha Duro.

Ndërkohë Nallbati shprehet se: “Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka forca speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë,i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë,24 orë në ditë. Do të vazhdoj t’u shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039858818054199